Shkarkimi i Presidentit, këshilltari ligjor i Metës demaskon falsifikimin e provave nga Kuvendi

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përfaqësuesi ligjor i presidentit Ilir Meta në Gjykatën Kushtetuese pretendon se ka zbuluar një provë që tregon manipulimin e bërë nga Kuvendi për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit.

Bledi Dervishaj tha se ka një manipulim prove të depozituar nga Kuvendi në Gjykatën Kushtetuese. Sipas tij, ekziston mospërputhje mes urdhrit të depozituar dhe atij të publikuar online në faqen e Kuvendit. Ndryshimet janë si në datë dhe në përmbajtje të tekstit.

Pjesë nga deklarata e Dervishajt:

Na rezulton një provë e manipuluar. Urdhri mban datën 5.5.2021, për mbledhjen e seancës në Kuvend. Ndërkohë që sipas urdhrit të publikuar në faqen e Kuvendit, ku urdhër mban datën 6.5.2021. Kjo është ndërhyrja e parë, pse bëhet? Kjo nuk është e vetmja ndërhyrje, pika 20 e këtij urdhri, ndryshon nga pika 20 e rendit të ditës e slellë nga Kuvendi. Rendi i ditës thotë që pika 20 përmban këtë përmbajtje që do të duhej të shqyrtohej.

Projektvendim për komisionin hetimor për shkarkimin e presidentit bazuar në kërkesën e disa deputetëve. Duket sikur nuk ka ndryshim. Por në urdhrin e 4 shkurtit është hequr fjala miratim, fjala propozimi është ndryshuar me fjalën propozimit, dhe togfjalëshi, “bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh”, është hequr fare.

Për këto ndërhyrje në prova është kërkuar që gjykata ta vlerësojë. Qëndrimet e presidentit rezultojnë të bazuara, senaca është caktuar në 24 orë, ndërkohë që e kërkon në 48 orë, vetëm e vetëm për ngritjen e një komisioni që nuk mund të funksiononte sipas ligjeve dhe parimeve.

Zjarr Tv Ad