Shkarkimi i presidentit? Murrizi tregon kushtin e panegociueshëm

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Socialiste ka nisur mbledhjen e votave për shkarkimin e presidentit Ilir Meta pasi kreu i shtetit firmosi dekretimin për anulimin e datës së zgjedhjeve vendore 30 qershor.

Procedurat për shkarkimin e Presidentit nisin me kërkesën e një të katërtës së deputetëve, ose 36 prej tyre, ndërsa vendimi duhet të merret me të paktën dy të tretat ose 93 vota, të cilat shumica e vetme nuk i ka.

Po a i ka votat në parlament PS për të votuar shkarkimin?

Në emër të dy grupeve të reja parlamentare Myslim Murrizi anashkaloi pergjigjen por tregoi kushtin, ndryshimin e sistemit zgjedhor.

“Ju bëj thirrje kësaj maxhorance që të heqë dorë nga shkelja e syrit e atyre që nuk janë në Kuvend dhe të vazhdojë të kthehet në funksionimin normal të institucionit më të lartë të vendit sepse ne jemi republikë parlamentare, parlamenti prevalon mbi të gjitha. Nuk jemi as republikë presidenciale dhe as monarki parlamentare.  

Të gjitha kërkesat që mund ti drejtohen të dy grupeve parlamentare në emër të kësaj maxhorance do të ketë si kushtëzim të panegociueshëm prishjen e nyjes gordiane që e ka cuar vendin në këtë lloj kllapie. Asnje nga karriget e Kuvendit nga 2009 nuk eshte zgjedhur nga vota e qytetareve”

 

Zjarr Tv Ad