Shkarkimi i Sevdarit, Arta Marku bën thirrje për aplikime në KLP: Dorëzoni…

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria e Përgjithshme, pas shkarkimit nga detyra të Antoneta Sevdarit ka shpallur vakancën për postin e anëtarët të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Kryeprokurorja Arta Marku u ka bërë thirrje të gjitëh prokurorëve që të dorëzojnë aplikimet për vendin vakant brenda 15 ditëve.

Në vendimin e firmosur nga Arta Marku thuhet se Antoneta Sevdari ka mbajtur postin e anëtares së KLP-së e zgjedhur nga Prokurorët e Shkallës së Parë.

Prokurorja Sevdari kaloi pa probleme në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, por Komisioneri Publik deklaroi se vendimi i Shkallës së Parë është marrë pa u bërë fillimisht një hetim i thelluar të paktën në dy kritere.

Me sa duket pasuria e bashkëshortit të saj ka sjellë edhe verdiktin final per shkarkimin e saj.

Zjarr Tv Ad