Shkarkimi nga detyra i Flamur Nokës, reagon për herë të parë Sali Berisha

0
155
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lideri historik demokrat, Sali Berisha komentoi nga Kukësi vendimin e përjashtimit të deputetit kuksiane Flamur Noka.

“Ka ndodhur një gjë e tmerrshme me ish-kryetarin. I ka hyrë një frikë e madhe nga ju.

E ka kapë një frikë e tmerrshme nga ju. Nuk ju takon, merr vendime nga zyra. Të gjitha nga frika.

Së fundmi tha e përjashtova edhe Flamur Nokën nga kjo detyrë. Por dy gjëra do u them: që në mënyrë absolute, as unë dhe askërkush nga ju nuk i ka faj për frikën që i ka hy. E ka vetë. Ato i ka vetë.

Vetë është peng, i pashpresë ç’është e vërteta.

Tani imagjinojeni: a mund të jetë zot shtëpie ai që ka frikë nga gratë e burrat e shtëpisë? Ai duhet të ikë sa më parë,” tha Berisha.

Zjarr Tv Ad