Shkarkohen nga detyra 5 punonjës të ALUIZNI-t Durrës

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në vijim të Task-Forcës Antikorrupsion të qeverisë, ministrja e Drejtësisë Etilda GJonal ka informuar mbi masat e mëtejshme ndëshkimore ndaj të korruptuarëve në zyrat e shtetit.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp ajo bëri me dije se ka pasur 26 masa disiplinore, nga të cilat 5 shkarkime nga puna.

Sipas Gjonajt, këta punonjës të zyrave të shtetit, mes të cilëve drejtorë dhe specialist, kanë shpërdoruar detyrën.

“Për identifikimin e evidentimin e të gjithë akteve korruptive nga punonjësit e administratës. Task-forca ka realizuar kontrolle në disa institucione si ALUIZNI Durrës e Kavajë. Task-Forca ka rekomanduar 26 masa disiplinore, nga të cilat 5 shkarkime nga puna

Përgjegjës sektori dhe specialistë në drejtoritë rajonale. Shkeljet përmbajnë elementë të veprave penale. Janë kryer kallëzime penale për 6 punonjës – ish-drejtorin e ALUIZNI-t Durrës, dhe specialistë të këtij sektori. Kanë shpërdoruar detyrën. Është proceduar pa asnjë vonesë. Bazuar në rekomandimin e task-forcës, bashkëpunimi institucional mes Prokurorisë, Policisë së Shtetit dhe Task-Forcës po funksionon më së miri,” tha Gjonaj.

Zjarr Tv Ad