Shkarkohet Allegri, Juventus kërkon zëvendësuesin

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Massimiliano Allegri nuk do të jetë më trajneri i Juventusit. Lajmin e bëri publik vetë klubi sot në faqen e saj zyrtare.

“Allegri nuk do të jetë në stolin e Juventusit për vitin 2019-2020. Trajneri sëbashku me presidentin Agnelli, do të dalin nesër në një konferencë për shtyp, në orën 14:00”,- thuhej në komunikatë.

51 vjeçari mbyll kështu aventurën e tij 5 vjecare në krye të bardhezinjve. Allegri kishte kontratë të vlefshme deri në 30 qershor të 2020, por rruga e tij me klubin ndahet këtu.

Gjatë këtyre viteve italiani ka fituar 5 herë Seria A, 4 herë Kupën e Italisë, 2 herë Superkupën.

Gjithashtu ka qenë finalist dy herë në Champions League, por pa mundur të ngrejë lart trofeun.

Kandidatët për t u ulur në stolin e torinezëve nuk mungojnë. Emrat më të përfolur janë Mauricio Pochettino, Pep Guardiola si dhe Zinedine Zidane.

 

Zjarr Tv Ad