Shkarkohet gjyqtari Apelit të Krimeve të Rënda

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtarin e Apelit të Krimeve të Rënda, Idriz Mulkurti.

Në seancën dëgjimore, gjyqtarit ju konstatuan disa probleme me pasurinë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi mungesë burimesh të ligjshme për këstin 20 mijë euro të një apartamenti si dhe shkollimin e të birit në Britaninë e Madhe, ndërkohë që avokati i gjyqtarit të Apelit për Krime të Rënda kontestoi trupin gjykues dhe analizën financiare.

Ndërkohë, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK dhe KPK nuk kanë gjetur probleme për figurën, duke e cilësuar gjyqtarin Idriz Mulkurti si të përshtatshëm për vazhdimin e detyrës lidhur me këtë kriter. Edhe për profesionalizimin ai është vlerësuar pozitivisht duke u cilësuar si “mesatar”. Në dy denoncimet e kryera nga publiku, komisioni nuk ka gjetur indicie për hetim.

Ai u mbrojt nga avokati Sokol Hazizaj, përballë një trupe të drejtuar nga Lulzim Hamitaj. Me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtare Genta Tafa Bungon.

Zjarr Tv Ad