Shkarkohet konsulli shqiptar në Romë

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka shkarkuar konsullin shqiptar në Romë, Edmond Kumaraku.

Ende nuk dihen arsyet e shkarkimit të diplomatit, por vjen pas deklaratës së ministrit Cakaj për ndërprerjen e marrëdhënieve me 20 punonjës të shërbimit diplomatik.

Ministri deklaroi se gjate ketyre 77 ditëve të punës së tij në këtë institucion kishte ngritur një grup pune i cili do të shqyrtonte me hollësi cilësinë e burimeve njerëzore të shërbimit diplomatik të shtetit shqiptar.”

Gent Cakaj: “Sot ndaj me ju faktin se kam vendosur të shkëpus marrëdhënien me një pjesë të punonjësve që nuk përmbushin as kushtet ligjore dhe as minimale profesionale për të kryer detyrën dhe lëre më vizionin e kryeministrit Rama për ta cuar në lartësinë e merituar përfaqësimin ndërkombëtar të Shqipërisë. Po ashtu një pjesë tjetër e punonjësve do të transferohen menjëherë për të vepruar sipsa nevojave reale të punës dhe jo inercionit të së shkuar”

 

Zjarr Tv Ad