Shkarkohet nga detyra Drejtori i Aviacionit Civil

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shkarkohet drejtori i Aviacionit Civil Krislen Keri. Shkarkimi i tij vjen disa ditë pas grabitjes spektakolare të miliona eurove në aeroportin e Rinasit, direkt nga barku i avionit.

Keri u zgjodh në krye të Aviacionit Civil në nëntor të 2017-ës dhe u lakua jo pak mediatikisht. Nuk dihet nëse me këtë shkarkim, do mbyllet përfundimisht karriera profesionale e Kerit apo mos ndoshta do e sistemojnë diku tjetër,shkruan, newsbomb.al

Kujtojmë se për grabitjen e Rinasit, nuk është hetuar ende asnjë zyrtar dhe e gjitha ka përfunduar me vrasjen e një prej grabitësve, Admir Murataj, ndërkohë që të tjerët janë në kërkim, bashkë me milionat e eurove.

 

Zjarr Tv Ad