Shkarkohet nga detyra gjyqtari që e dënoj me burgim të përjetshëm Lulzim Berishën,zëvendësohet nga gjyqtarja që e liroi

0
890
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Gjyqtaren e Apelit Durrës, Anita Mici.

Gjyqtarja Mici është hetuar për të tre kriteret nga Komisioni i pavarur i kualifikimit, por ajo çka vendosi në diskutim karrierèn e saj në drejtësi ishte lirimi nga bùrgu i Lulzim Berishës në dhjetor të  vitit 2016.

Komisioni i ka kërkuar shpjegim gjyqtares për lirimin me kusht të kreut të bándës së Durrësit, Lulzim Berisha, ku Anita Mici ishte në trupën gjykuese. Por në arsyetimin e saj, gjyqtarja e ka cilësuar këtë vendim, mjaft të diskutueshëm jo vetëm në opinionin publik, por edhe atë të juristëve, si të bazuar në ligj. Gjithashtu ajo ka pranuar se kërkesa e pròkurorit për refuzimin e lirimit të Berishës, nuk ishte marrë parasysh.

`Bingoja` e lirimit të parakohshëm nga bùrgu për ish-kreun e bándës së Durrësit, Lulzim Berisha, u vulos më 5 dhjetor 2016 nga Gjykata e Apelit Durrës, konkretisht nga Arben Vrioni kryesues i trupës dhe anëtarë Anita Mici dhe Petrit Çenon. Në këtë vendim të bujshëm u arrit pas një serie vendimesh të tjera të diskutueshme gjyqësore për ulje dènimi, raporteve që e përshkruajnë atë si “të dènuar shembullor” dhe një garanci për punësim të ofruar nga vetë ish-kryebashkiaku Vangjush Dako.

I arrestuar më 6 prill 2006, Lulzim Berisha, ka qëndruar fizikisht vetëm 10 vjet e tetë muaj në bùrg nga dènimi i tij i përjetshëm që u konvertua në 25 vite.

Sipas relatores në komisionin e vetingut, Mici ka shpjeguar se analiza e kryer për riedukimin e ish-kreut të bándës së Durrësit, bazohej në raportet e institucioneve përkatëse, sipas të cilave sjellja e Berishës ishte “shumë e mirë”. Gjyqtarja Anita Mici këmbënguli edhe vetë gjatë seancës dëgjimore, se është e drejta e të dènuarit Berisha për t’u rehabilituar.

“Pròkurori rekurson uljen e dènimit me 45 ditë, por ai vendim është i drejtë. Ulja e dènimit është sinteza e një viti sjellje të mirë. Qëllimi i dènimit nuk është ndëshkimi, por rehabilitimi. Ulja e dènimit tregon se i dènuari ka treguar nivel rehabilitimi. Pròkurori e kupton keq ligjin procedurial,” tha Mici në seancë, duke iu referuar qëndrimit kundërshtues të pròkurorit për lirimin e Lulzim Berishës.

Nga ana tjetër i njëjti Komision i Pavarur i Kualifikimit më 21 qershor të këtij viti pasi i bëri “veting”, shkarkoi nga detyra gjyqtarin pranë Apelit për Krímet e Rènda në Tiranë, Gurali Braimllari, i cili ishte njëkohësish edhe kandidat për Gjykatën Speciale.

Braimllari në karrierèn e tij bën “kryq” me gjyqtaren Mici, pikërisht për çështjen e Lul Berishës.

I pari e kishte dènuar me 4 bùrgime të përjetshme për të paktën 6 vrásje të faktuara nga pròkuroria, trafik droge dhe krím të organizuar. Kurse Mici, edhe pse komisioni i vetingut bëri sikur hodhi dyshime, e ka liruar fare nga bùrgu “si çun të mirë”, që ka të drejtë të rehabilitohet në liri.

Më 16 janar 2012, Lulzim Berisha ishte dènuar me bùrgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krímeve të Rènda për 6 vrásje dhe disa atentate dhe pavarësisht ankimimit të fortë, vendim u la në fuqi edhe nga Apeli, e pikërisht nga trupa ku bënte pjesë Braimllari.

Por pavarësisht nga kjo, Berisha arriti që të sigurojë një vendim të Gjykatës së Lartë në vitin 2014, i cili rrëzoi dènimin maksimal dhe vendosi 25 vjet bùrg për ish-kreun e bándës së Durrësit.

Kjo është historia paralele e dy gjyqtarëve që kanë pasur të bëjnë në karrierat e tyre me një nga emrat më të mëdhenj të krímit në Shqipëri: Njëri kalon vetingun se liroi Lul Berishën, tjetri nuk “e meritonte” edhe pse i dha 4 bùrgime të përjetshme.

Së fundmi SPAK ka njoftuar se do të hetojë të gjithë procedurèn e lirimit nga bùrgu të të dènuarve me bùrgim të përjetshëm, ku përfshihet edhe çështja e Lul Berishës. Por kjo nuk e pengoi Komisionin e Vetingut ditën e sotme që pavarësisht se bëri pyetje dhe bëri sikur hodhi dyshime për vendimin e saj të paprecedènt, ta nxirrte të dènjë për sistemin e ri të drejtësisë, gjyqtaren Anita Micin.

Zjarr Tv Ad