Shkarkohet nga detyra këshilltarja e zv.ministres/ Dyshohet që babai i saj…

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas raportimeve në media, se babai i këshilltares Hajrie Gashi, është i përfshirë në vjedhjen e mbi dy milionë eurove, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, ka marrë vendim ta lirojë nga detyra.

Këtë e ka bërë të ditur, Halimaj përmes një shkrimi në Facebook.

Halimaj, ka thënë se Gashi që nga fillimi, ka qenë ndër këshilltaret e përkushtuara jashtë mase dhe me sukses, ku ka kryer të gjitha detyrat e ngarkuara nga unë, por thotë se largimi ka ardhur për shkak të k-rimit që është i një rangu të rëndë.

“Edhe pse jam e vetëdijshme, që askush nuk duhet të mbahet përgjegjës për veprimet e familjarëve të tij, në këtë rast të saj, për shkak se kemi të bëjmë me një k-rim shumë të rëndë, lirimin e saj nga detyra e shoh si të domosdoshëm”, tha ajo.

“Këtë vendim e kam marrë, për të hequr çdo dyshim para qytetarëve se funksioni i lartë i këshilltares, do të mund të përdorej për pengim të drejtësisë”, ka shkruar Halimaj.

Zjarr Tv Ad