Shkarkohet prokurori, lidhje të forta me trafikantin e qenieve njerëzore

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin Shpëtim Kurti. Si pjesë e hetimit, KPK ka administruara raportin e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit për subjektin. Sipas këtij raporti, prokurori Kurti ka bërë deklarim jo të saktë, nuk ka burime të mjaftueshme pasurie, ka bërë fshehje pasurie, ka bërë deklarim të rremë, por nuk është konstatuar se është në gjendje konflikti interesi.

Po ajo që “goditi” prokurorin ishin lidhjet me trafikantin e qenieve njerëzore. Sipas raportit te DSIK-së subjekti ka pasur kontakte të papërshtatshme me anëtarë të krimit të organizuar, si dhe akuzohet për favore dhe mitëmarrje ndaj anëtarëve të organizatave kriminale.

Të dhënat shtesë të dërguara nga DSIK konfirmojnë papërshtatshmërinë e subjektit, për shkak se dyshohet se ka favorizuar persona të proceduar në shkëmbim të mitmarrjes.

Në KPK kanë ardhur disa denoncime në lidhje me integritetin e figurës, sipas të cilave prokurori Kurti ka kontakte të papërshtatshme me një trafikant të qenieve njerëzore me destinacion Anglinë dhe ka mbyllur dosjet e këtij grupi të strukturuar kriminal. Lidhjet e papërshtatshme presupozohen me shtetasin H.M, i proceduar për trafik qeniesh njerëzore drejt SHBA.

Gjithashtu denoncimi nënvizon se subjekti ka fshehur pasuri në emër të babait dhe vëllezërve.

Zjarr Tv Ad