Shkarkoi Nokën, reagon Basha: S’mund të jemi peng i interesave personale, PD jo bunker

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në reagimin e parë pasi shkarkoi Flamur Nokën nga posti i zv.kryetarit të Komisionit të Sigurisë, me tone të ashpra kryedemokrati  Lulzim Basha, tha se PD s’mund të mbetet peng  i axhendave personale, që kërkojnë ta kthejnë në një bunker për interesa të askujt. Prandaj, theksoi Basha shtrembërime të tilla nuk do të tolerohen.

Nokës i kam komunikuar shkarkimin nga detyra si nënkryetar i komisionit të sigurisë, nuk e kam përjashtuar por e kam paralajmëruar, nuk mundet PD që ka kundërshtar dhe a*rmik Ramën dhe regjimin e tij të mbahet peng nga sajesa, shpifje dhe keqinformime që na devijojnë nga detyra jonë kryesore si opozitë që është lufta ndaj këtij regjimi me të gjitha format dhe mënyrat. Ne kemi lançuar iniciativa të shumta opozita dhe do të lançojmë të tjera, për të zhbërë dhe gërryer themelet e regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe nuk mund të mbetemi peng i axhendave personale që kërkojnë ta kthejnë PD në një bunker për interesa personale të kujtdo qofshin këto. Prandaj shtrembërime të tilla nuk do të tolerohen”, deklaroi Basha

Zjarr Tv Ad