“Shkatërrim hoteli për çështje qejfi”, gazetari danez me pushime në ‘Prestige Resort’ ironizon aksionin e IKMT: Bukur të zgjohesh me policë që…

0
488
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një gazetar dhe youtuber i njohur danez kishte zgjedhur ambientet e “Prestige Resort” në Golem për të pushuar dhe nuk e kishte imagjinuar që mëngjesin e sotëm të zgjohej nga zhurma e fadromave që ndërhynë në mes të sezonit turistik.

Ai ka kritikuar sulmin ndaj biznesit në një mënyrë të pazakontë. Thomas Lykke ka postuar në instagram një video nga momenti kur fadromat futen në ambientet e resortit. “Shkatërrim hoteli për çështje qejfi”, shkruan ai mbi video.

Me ironi ai gjithashtu shton: “Mjaft bukur të ngrihesh dhe të shohësh një tufë zyrtarësh, oficerë policie dhe njerëz të tjerë të mirë që duan të copëtojnë hotelin. Epo, kjo i shtoi pak “eksitim” mëngjesit”.

Zjarr Tv Ad