Shkatërrimi i bandës së “skifterëve” në Belgjikë

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka shkuar në 10 numri i të arrestuarve, pjesë e grupit kri minal që grabiste sende me vlerë në Belgjikë dhe i shiste në Shqipëri. Në kuadër të operacionit “Pisaco” u vu në pr anga një 45-vjeçar, banues në Tiranë.

Ai u arrestua në rrugën “Qemal Stafa” si i dyshuar për kryerjen e veprave penale si “Vjedhja”, “Grup i strukturuar kri minal”, “Vjedhja e kryer më shumë se një herë, në kuadrin e grupit të strukturuar kri minal”.

 “Ky shtetas ka qenë person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin Nr. 69, datë 25.04.2019, bazuar në aktet e procedimit penal Nr. 44, viti 2018 (çelur në zbatim të një letër-porosie, dërguar nga autoritet ligjzbatuese të Belgjikës që në datën 28.02.2018) ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal “Arrest në burg”,”-informon policia.

Ekzekutimi i vendimit të Gjykatës për caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” u bë nga Task Forca “Antiskifter”.

Si funksiononte banda e “skifterëve” në Belgjikë?

Sipas letër-porosisë, nga hetimet e kryera në Belgjikë ka rezultuar se prej muajit dhjetor 2017 një grup shtetasish shqiptarë me qëndrim të përkohshëm në Belgjikë po kryenin vjedhje me thyerje të banesave dhe objekteve të tjera. Pasi vidhin në banesa vlera monetare dhe sende me vlerë si flori etj, ata i dërgonin ato në Shqipëri. Në kuadër të operacionit janë kapur katër shqiptarë në Shqipëri dhe 6 shqiptarë të tjerë në Belgjikë.

Ndaj këtij grupi kri minal drejtësia belge ka caktuar masën e sigurisë “Arr est në burg”.

Zjarr Tv Ad