Shkatërrimi i kampit të refugjatëve në Greqi/Arrestohen 5 persona mes tyre dy të mitur dhe shpallen në kërkim 6 të tjerë

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zbardhet grupi i zjarrvënësve në kampin e refugjatëve të Morias në Greqi që la pa strehë 13 mijë njerëz.

Një grup afganësh ishin zjarrvënësit e kampit të mbipopulluar që brenda një nate u shkretua totalisht nga flakët.

Të gjithë të rinj, madje mes tyre dhe dy të mitur 17- vjeçarë i vunë flakën çadrave që më pas u përhapën tek të gjitha të tjerat.  Në fakt, deri tani janë arrestuar 5 veta, teksa një i 6-të është në kërkim.

Dy të mitur 17- vjeçarë u larguan nga ishulli kur filloi zjarri, por më pas u zbulua se ata ishin kontribues për të shkatërruar kampin.

Zjarri i 9 shtatorit në Moria të Greqisë la të vdekur disa emigrantë, pa strehë 13 mijë të tjera teksa deri më tani 25 të evakuar kanë rezultuar me COVID-19. Po ashtu 800 prej tyre janë vendosur tashmë në kampin e ri të improvizuar kurse BE është zotuar të strehojë disa prej tyre.

Zjarr Tv Ad