Shkatërrimi i trashëgimisë së Durrësit/ Berisha tregon kush “urdhëroi” Dakon

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një tryezë të organizuar me ekspertë të trashëgimisë kulturore në Durrës, ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur tek situata në këtë qytet.

Berisha tha se shkatërrimi në këtë qytet ka ardhur me leje nga lart, duke akuzuar kështu kreun e Qeverisë.

“Barbaritë ndaj kulturës, por edhe ndaj gjuhës, janë qëndrime të fanatikëve që nuk mund të pranojnë vlerat. Unë para dy ditësh isha në Shkodër dhe vizitova Bibliotekën e Françeskanëve, një sallë jo e madhe, një bibliotekë e projektuar nga Fishta me dorën e tij, e djegur më pas nga talebanët, por e ngritur përsëri dhe e pasuruar me vepra të Fishtës dhe vepra të tjera. Por përsëri, edhe pas 30 vitesh, me gjithë punën e jashtëzakonshme të fretërve, ajo mbetej një diçka në hije, e paekspozuar. Bibliotekë që të kujtonte historinë e bibliotekave të mëdha të djegura në botë”.

“Dy janë faktorët e këtij qëndrimi talebanesk: së pari, babëzia për të fituar. Kjo nuk është politike, por ai që drejton qeverinë është i akuzuar për shitës ikonash të vjedhura. Nuk mund të mos e lidh këtë, kur një koleksionist me certifikatë zyrtare kishte koleksionuar 1800 ikona dhe objekte kulti nga më të çmuarat, një ditë ia marrin, ia konfiskojnë dhe e fusin në burg, kurse ato u zhdukën. Ato u grabitën nga ata që kanë pasionin e sëmurë për të shitur ikona të vjedhura. Nuk mund të mos lidh ndërtimin e Velierës me varrosjen e gjetjeve arkeologjike. Ka një verbëri nga korrupsioni që i shtyn të shohin këto si mundësi pasurimi vetjak,” tha Berisha.

Më tej, Berisha tha se Vangjush Dako nuk mund të vepronte I vetëm.

“Ne flasim Gjushi, Gjushi. Ai mund të regjistrohet në gjithë librat e zinj, por ai një hap nuk e bënte dot kurrë pa miratim dhe leje nga sipër. Sepse ato kanë një mbrojtje, përveçse lokale. Kanë një mbrojtje qendrore, kanë një ministri. Kanë organe qendrore që duhet t’i mbrojnë ato. Kjo është njëra anë.

E dyta, praktikat e shkuara janë kaq thellë të ngulitura, por vazhdojnë si një kancer me efektin e tyre shkatërrimtar mbi kulturën. Vazhdojnë me indiferencën që bën të mundur këtë shkatërrim. Unë e kam ngritur shumë herë, vetëm nga interesa jetike dhe jo nga pozita krahinore: ne patëm një fat të madh që rilindësit faktuan që ishim një komb. Ndërgjegja kombëtare nuk lindi nga librat, por nga pushka në fillim. Erdhën më vonë librat. Marrim gjuhën: varrosën gjuhën liturgjike, e cila ishte shqipja më e përpunuar, shqipja më e unifikuar. ‘72-shi’ u bë që të shkëputej gjuha nga gjuha liturgjike. Gjuhës po i bëhej një gjymtim i madh. Nuk mund t’i hiqej paskajorja shqipes. Kjo vetëm pse gjuha liturgjike ishte bërë duke përdorur paskajoren,” tha Berisha.

Zjarr Tv Ad