Shkatërrohet banda e trafikut të drogës/ Në pranga 7 persona, mes tyre 3 shqiptarë

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tre shqiptarë dhe katër talianë kanë rënë në prangat e policisë italiane mëngjesin e ditës së djeshme.

Sipas njoftimit të policisë së vendit fqinj, janë arrestuar:

kreu i grupit të drogës Bledar Shtembari, i njohur me nofkën “Bledi Shqiptar”

Armand Çuni, shqiptar

Domenico Pennacchietti, italian

Massimiliano Petrucci, italian

Rudenc Medolli, italian

Giuseppe Trovato, italian

Erjon Collaku, shqiptar, u ndalua në aeroportin e Barcelonës, teksa përpiqej të arratisej.

AKUZAT

Të gjithë të arrestuarit janë akuzuar, në mënyra të ndryshme, për mashtrim, zhvatje, lëndim, rrëmbim dhe armë zjarri.

Sipas hetuesve, të dyshuarit, në mënyrë të organizuar, importuan kokainë nga Belgjika dhe më pas, përmes një rrjeti e vendosën atë në tregun e Viterbos, Canepinas dhe Vignanello.

Shqiptarët e arrestuar rezultojnë të gjithë shtetas të parregullt në territorin italian.

“Koka” e bandës, Shefi Bledar Shtembari ishte arrestuar më parë.

4 të arrestuarit janë konkurrentë të drejtpërdrejtë në tregun e drogës të shoqatës kriminale të tipit mafioz, të kryesuar nga Ismail Rebeshi dhe Giuseppe Trovato.

 

Zjarr Tv Ad