Policia e Korçës ka finalizuar një megaoperacion duke shkatërruar një grup të strukturuar kriminal.
Përmes një konference për shtyp, policia tha se u finalizua faza e dytë e operacionit ‘Knock Down 2’ në kuadër të të cilit janë arrestuar 23 persona, ndërsa 9 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Në kuadër të të dy fazave të operacionit, janë proceduar penalisht 197 persona, nga të cilët 54 janë arrestuar, 16 janë shpallur në kërkim dhe vijon hetimi për 127 persona të tjerë”, tha drejtori i policisë së Korçës Gjovalin Loka.
Nga hetimet ka rezultuar se personat e mësipërm, vepronin në formën e grupeve të strukturuara kriminale, të cilët siguronin nga rrethet Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan droga të forta, kokainë e heroinë, si dhe kanabis dhe i shpërndanin në qytetin e Korçës.