Friday, April 19, 2024
Home Uncategorized @sq Shkatërrohet rrjeti, merrnin 1000-2500 euro për kalim të paligjshëm kufiri drejt vendeve...

Shkatërrohet rrjeti, merrnin 1000-2500 euro për kalim të paligjshëm kufiri drejt vendeve të BE

0
148
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

5 persona u arrestuan në Durrës dhe 8 të tjerë u shpallën në kërkim pasi kishin ngritur një skemë të dërgimit drejt vendeve të BE të shtetasve që u ishte refuzuar hyrja. Kundrejt një pagese që varionte nga 1000 deri në 2500 euro, grupi ofronte ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve. Burimet thonë se ata siguronin dokumente të falsifikuara ose u krijonin martesa fiktive në vendet e Bashkimit Europian, cka u hapte dyert të përjashtuarve nga Unioni. Burimet thanë se përfitues të kësaj veprimtarie kriminale janë persona të ndaluar në vendet e BE për shkelje të ndryshme, sipas rregullave të unionit për lëvizjen e lirë. Pesë personat e arrestuar janë Mirdash Xhani, Iljaz Berisha, Igli Gripshi, Elton Baroka dhe Arben Ndreka. Gjatë aksionit u sekuestruan 3 automjete që përdoreshin për transportin e personave, 4 pasaporta biometrike dhe një sasi e konsiderueshme në euro dhe lekë. Disa nga personat në kërkim, dyshohet se janë jashtë vendit, ndaj policia thotë se po punon me agjensitë partnere për arrestimin dhe ekstradimin e tyre. Policia e Durrësit thotë se operacioni i koduar Danubi, ishte rezultat i një hetimi disa mujor.

Zjarr Tv Ad