Shkelën ligjin në zgjedhjet e 25 prillit, KQZ çon në Prokurori 67 numërues, Celibashi: Disa kanë votuar dy herë

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, në një prononcim për mediat deklaroi se do të çohen për ndjekje penale në prokurori 67 anëtarë të grupeve të numërimit në zgjedhjet e 25 prillit. Ai tha se në dy qenda votimi janë indetifikuar 20 raste të votimeve të shumëfishta, ku sipas Celibashit janë raste të qëllimshme prandaj dhe Prokuroria duhet menjëherë të marrë masa.

Celibashi u shpreh se procesi i numërimit elektronik nuk ka patur shkelje, teksa shtoi se të gjitha dokumentacionet që KQZ disponon do ti dorëzohen Prokurorisë.

“Në total janë 67 anëtarë të grupeve të numërimit, emrat e të cilëve do të referohen në organin e prokurorisë. Të gjitha shkeljet që i kemi vlerësuar si shkelje penale, kanë të bëjnë me diferenca në fletët e votimit, apo në rezultatin e votimit për kandidatin, jo për partinë. Ne s’kemi në kushte as për të hetuar dhe verifikuar për këta anëtarë, që janë apo jo përgjegjës për këtë parregullsi. Ne i kemi indetifikuar votim të shumë fishtë. Shënjat e gishtit janë të verifikuara për 20 raste për më shumë se një qendër votimi, janë në dy qendra votimi.

Urojmë që mos ketë qënë e qëllimshme pasi ne nuk duam të cojmë njerëz në burg. E kemi konstatuar këtë shkelje dhe duam ta referojmë për hetime të mëtejshme. Shenja jote e gishtit gjendet në dy shenja të ndryshme votimi, na bën të mendojmë që kjo nuk është një pakujdesi. Kjo ka qenë e qëllimshme sepse ti ke votuar njëher pse ke shkuar te qendra tjetër për të votuar. Janë 20 raste gjithësej”, tha ai.

Zjarr Tv Ad