Mehmet Lamko dhe Elsi Balla janë arrestuar nga Shërbimet e Komisariatit nr.2 në Tiranë, pasi kishin thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Sipas Bluve të kryeqytetit, të dy këta shtetas janë prangosur në zonën e Komunës së Parisit.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore për vendndodhjen e dy personave të shpallur në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tyre dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Location 2”.
Si rezultat i këtij operacioni, në zonën e quajtur ”Komunën e Parisit”, u bë kapja e shtetasve:
– Mehmet Lamko, 62 vjeç, të cilin Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 2 vjet burgim, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”;
– Elsi Balla, 26 vjeç, banues në Tiranë, të cilin Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 10 muaj burgim, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi””, njofton Policia e Tiranës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.