Shkelën orën policore, uniformat blu aksion në Lungomare, shoqërohet me forcë pronarja e lokalit…

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Protesta e disa prej lokaleve në Lungomaren e Vlorës, për orën policore është pasuar me një aksion të policisë në të gjithë subjektet që nuk kanë respektuar aktin normativ për mbylljen e lokalit dhe ndalimin e muzikës pas orës 22:00.

 Në momentin e kontrolleve, disa prej pronarëve të lokaleve dyshohet se kanë kundërshtuar policinë. Për pasojë këta të fundit kanë ndërhyrë, duke shoqëruar disa persona mes tyre edhe një grua.

Në pamjet e siguruara nga ABC, duket një prej tyre, e cila nuk pranon të shoqërohet duke tentuar të ulet në tokë. Por policia e shoqëron me forcë deri tek furgoni. Në atë moment ndërhyjnë edhe disa persona të tjerë, të cilët largohen nga uniformat blu.

Zjarr Tv Ad