Shkelje në Hipotekën e Lushnjes, paralajmërohet kryeregjistruesi dhe 5 specialistë

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka paralajmëruar sot në një dalje për mediat regjistruesin e ZRPP-ës dhe 5 specialistë në  ZRPP-ën e Lushnjës.

Gjonaj u shpreh se ka qenë Task Forca Antikorrupsion ajo që konstatuar shumë shkelje në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Palujtshme në Lushnje, ndaj edhe ka rekomanduar paralajmërim shkarkimi për disa nga punonjësit e kësaj ZRPP-je.

“Vazhdojmë t’i kushtojmë një vëmendje të veçantë masave kundër korrupsionit.

Gjatë javës së kaluar, Task Forca Antikorrupsion ka zhvilluar një kontroll në Zyrën e Pasurive të Palujtshme në Lushnjë. Në ZRPP ka patur shumë çështje të patrajtuara dhe mos trajtim i urdhërave të brendshme.
Me shkeljet e konstatuar Task-Forca ka rekomnaduar paralajmërim shkarkimin për regjistruesin e ZRPP-ës në Lushnjë dhe 5 specialistë.

Janë evidentuar edhe 15 vepra penale. Për ne qytetarët, janë të parët dhe gjithë vëmendja e administratës shtetërore duhet t’u drejtohet atyre”, u shpreh ajo.

Zjarr Tv Ad