Wednesday, November 20, 2024
Home Aktualitet Shkencëtarët kanë zbuluar se të rinjëve po i rriten strukturat e pazakonta...

Shkencëtarët kanë zbuluar se të rinjëve po i rriten strukturat e pazakonta në kuriz dhe kokë

0
217
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Hulumtimi i kryer në Universitetin e Bregut të Diellit në Australi ka zbuluar se tek të rinjtë, kryesisht midis moshës 18-30 vjeç, po zhvillohet një rritje e pazakontë në pjesën e pasme të kafkës së tyre. Shkaku i mundshëm për këtë thuhet se është “ngarkesa mekanike”, e cila është përgjegjëse për këtë rritje që deri më sot ka qenë vërejtur vetëm tek të rriturit dhe jo te dikush nën moshën 40 vjeç.

Rritjet e pazakontë e kockave ose problemet e kockave, dihet që prekin njerëzit në moshë të vjetër, por studimi i bërë nga David Shahar dhe Mark G. L. Sayers ka paraqitur detaje të reja dhe tronditëse. Pas grumbullimit dhe analizimit të të dhënave nga 1.200 persona të të dy gjinive, midis 18-86, është zbuluar se për ndonjë arsye, ekzostoza, spka kockore aka, ky problem po shfaqet gjithmonë e me shumë që në fillimet e adoleshencës dhe tek të rinjtë.

Rritjet e kockave në kafkë duken si brirë. Nëpër media të ndryshme të huaja është raportuar se të rinjëve po i rriten brinjët në anën e pasme të kafkës përshkak të përdorimit të telefonave celularë dhe teknologjisë për orë të tëra, por kjo është e rremë.

Edhe pse duken si brirë, ato nuk janë në të vërtetë brirë dhe nuk janë telefonat celularë që duhet të fajësohen.

Diçka po ndryshon dhe diçka po shkakton ndryshimin. Sipas hulumtimit, “ngarkesa mekanike” është përgjegjëse për rritjen e kockave, të cilat mund ose nuk mund të përfshijnë përdorimin e teknologjisë për periudha të gjata kohore. Sidoqoftë, ky është vetëm një supozim i bërë nga shkencëtarët të bazuar në një studim.

Kjo rritje kockash në formë briri është gjetur në mbi 40% të njerëzve midis moshës 18-29 vjeç dhe është mjaft tronditëse. Një tjetër shkak i mundshëm për të njëjtën çështje mund të jetë zakonet dhe mënyra e jetesës. Dihet tashmë që sjelljet e trupit tonë ndikojnë në formën e strukturës sonë skeletore. Ndoshta në disa të rinj, qafa dhe shpina po përballen me probleme, saqë trupi po rrit kocka të reja për t’i mbështetur ato.

Pleqëria dhe joaktiviteti i tyre ka bërë që njerëzit e moshuar të përballen me këto probleme. Por duhet të theksohet se shkaqe të tjera kryesore janë punët në tryezë, takat e larta, teknologjia, mbajtja e çantave të rënda dhe kequshqyerja. Nëse i kushtoni vëmendje, do të zbuloni se të gjithë këta faktorë janë pjesë e përditshme e jetës së të rinjve në gjeneratën e sotme.

Sigurisht, ne nuk mund të braktisim punët tona në zyrë apo të heqim dorë së përdorur teknologji, por mund të mbajmë në mendje se aktivitetet tona të përditshme ndikojnë në trupin tonë më keq sesa mund të kishim imagjinuar. Provoni të shtriheni kur jeni në punë në kohën e pushimit

Studimi nuk ka gjetur që rritjat e kockave ketë ndonjë dëmtim të madh, por kush e di se çfarë do të zbulojnë në të ardhmen. Gjithmonë është më mirë të jesh i sigurt dhe i informuar.

Zjarr Tv Ad