Shkencëtarët krijojnë spermatozoidin nga qelizat femërore

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një grup shkencëtarësh britanikë konfirmon se kanë qenë në gjendje të krijojnë spermatozoidë nga qelizat staminale të palcës së kockave femërore, duke i dhënë kështu fund riprodhimit vetëm nga babai.Ekspertët e Universitetit të New Castle kanë zhvilluar eksperimente vitin e kaluar dhe kanë deklaruar se ia kanë dalë të konvertojnë qelizat staminale të palcës kockore nga burrat në spermatozoidë të pa zhvilluar.

Në numrin e revistës New Scientist, Karim Nayernia një nga kërkuesit e përfshirë ka dhënë një intervistë, ku thoshte se tani shkencëtarët e kanë përsëritur eksperimentin me qelizat staminale të palcës kockore të grave.  Kjo mund t’i hapë rrugën krijimit të spermës femërore.

Gjatë punës, Nayernia ka deklaruar për “New Scientist” që është e mundur që spermatozoidi ende ‘primitiv’ i krijuar, t’i nënshtrohet proçesit të maturimit, në mënyrë që të mund t’i lejonte fekondimin.

“Në parim, mendoj se kjo mund të jetë shkencërisht e mundur”, tha Nayernia.

“New Scientist” sjell edhe një eksperiment të kryer nga shkencëtarët brazilianë të Institutit Butantan të San Paolos.

Revista tregon se ekspertët po studionin vezët dhe spermatozoidet e prodhuara nga një kulturë të qelizave staminale embrionale të minjve meshkuj.

Revista citon punën e publikuar nga brazilianët në revistën “Cloning and Stem Cells” (Klonimi dhe qelizat staminale), në të cilën thuhet se kërkuesit konfirmojnë se ende spermatozoidi i krijuar nuk mund të fekondojë.

 

Zjarr Tv Ad