Uji i lëngëzuar i prodhuar nga industria e naftës dhe gazit përmban kripëra më të tretura sesa uji i oqeanit dhe është një shqetësim në rritje i mjedisit, por shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë të re për ta trajtuar atë.
Këto kripëra hipersaline mund të ndotin burimet e ujit të pijshëm, nga të cilat varen komunitete të tëra dhe janë të vështira për t’u trajtuar.
Por një ekip inxhinierësh nga Universiteti ‘Kolumbia’ në SHBA thonë se ata kanë zhvilluar një qasje radikale të re për t’i zhdukur plotësisht ato.
Metoda, e njohur si “elementi i tretjes në ritëm të temperaturës” përfshin përzierjen e shëllirës hipersaline me një tretës të caktuar.
Shkencëtarët thonë se metoda mund të shkrijë nivelin e lartë të kripës në ujin që e përmban në sasi të larta atë duke e ulur deri në shtatë herë përqendrimin e saj në ujin e detit.
Kjo është më shumë sesa metoda e përdorur aktualisht për ‘ëmbëlsimin’ e ujërave të detit.
Metoda u botua në revistën shkencore “Environmental Science & Technology Letters”.
Sapo të përzihet në shëllirë, tretësi, i cili është më pak i dendur, hiqet.
Përzierja pastaj vendoset në një dush me temperaturën e dhomës për të ndihmuar në përfundimin e nxjerrjes së ujit dhe pas kësaj tretësi largohet nga përzierja.
Një banjë me ujë të ngrohtë pastaj siguron një ritëm të temperaturës që de-mixes ujin e përpunuar nga tretësi – sepse tretësi është më pak në gjendje të mbajë ujë në temperatura të larta.
Kur tretësi lëshon ujin, ai zhytet në fund të shishes – nga ku mund të mblidhet