Shkencëtarët zbulojnë pilulën që fryhet në stomak

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shkencëtarët thonë se kanë projektuar një pilulë të ngjashme me xhelatinë që frhet në madhësinë e një topi ping-pongu kur arrin në stomak dhe mund të përdoret për të monitoruar tumoret ose ulcerat.

Pajisja e butë u frymëzua nga peshku tullumbac, i cili fryhet shpejt kur ndjehet i kërcënuar.

Ekipi i Institutit të Teknologjisë Massachusetts që kanë zhvilluar pilulën ka deklaruar se ajo mund të zgjasë një muaj.

Pilula është testuar në derra, por ende jo tek njerëzit.

Pilula është bërë nga dy lloje të hidrogeleve – një shtresë e brendshme e grimcave absorbuese dhe një membrane të jashtme mbrojtëse.

Kjo i jep asaj konsistencën e xhelatinës, duke ndihmuar atë të zgjerohet shpejt në stomak dhe ta ndalojë atë të kalojë në anën tjetër.

 

Zjarr Tv Ad