Shkencëtarja shqiptare që po shkëlqen në Zvicër

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ishte pasioni i saj i madh për neuroshkencën dhe misteret e trurit që e çuan të studiojë dhe, më pas, të punojë si mjeke dhe kërkuese shkencore në Zvicër, kontributi i së cilës ze një vend të veçantë në këtë fushë të dijes njerëzore.

Indrit Bègue (Sinanaj), Doktore Shkencash në Neuroshkencë, është kërkuese postdoktorale në Departamentin e Psikiatrisë së Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Gjenevës dhe mjeke psikiatre në specializim në Departamentin e Shëndetit Mendor dhe Psikiatrisë në Spitalin Universitar të Gjenevës.

Në punimin e saj shkencor, ajo ka testuar nivelin e vetëbesimit dhe të sigurisë që kemi kur gjykojmë shprehjet emocionale në fytyrën e njerëzve të tjerë dhe ka zbuluar se cilat zona të trurit aktivizohen gjatë këtij procesi. Shkencëtarët kryen një studim në 34 persona dhe konstatuan që vetëbesimi në njohjen e shprehive emocionale të fytyrës ishte më i madh se ç’duhej, ndërsa saktësia e njohjes së këtyre shprehive ishte më e ulët. Dr. Bègue provon se bindja në interpretimin tonë emocional rrjedh drejtpërdrejt nga përvojat e ruajtura në kujtesën tonë, shkruan rtsh.

Studiuesja ka ekzaminuar zonat e trurit duke përftuar skanime nga pjesëmarrësit në studim përmes një rezonance magnetike funksionale dhe ka evidentuar aktivizimin e zonave të kujtesës autobiografike dhe kontekstuale.

 

Zjarr Tv Ad