“Shkëndija” CR7-Sarri, trajneri shpjegon problemin e Ronaldos

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të gjithë ishin në pritje të një “magjie” nga CR7 për ti dhuruar “Zonjës së Vjetër” kualifikimin por ishte trajneri Sarri ai i cili i dha lojës së Juves impulse të reja duke hedhur në fushë D.Costan dhe Paolo Dybala.

Sulmuesi argjentinas mori vendin e Ronaldos në minutën e 81-të, një zëvendësim që nuk u prit aspak mirë nga fenomeni portugez.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjestet e Ronaldos dhe shikimi i Sarrit flasin shumë, por për të qartësuar këtë situatë mendoi vetë trajneri në konferencën për shtyp:

“Ishte i acaruar pasi nuk ndihej mirë. Prej disa ditësh ka një problem të vogël në gju, që në fundin e pjesës ishte nervoz pasi gjuri nuk i lejonte të vraponte si duhet. Në një moment bëri një lëvizje që nuk më pëlqeu, kisha frikë se mos dëmtohej, për këtë arsye e zëvendësova”, u shpreh Sarri përpara mediave.

Zjarr Tv Ad