Shkendija elektrike ne urgjencën e Durrësit, drejtoresha spitalit: Nuk ka dëme materiale dhe as njerëzore

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në repartin e Radiologjisë, të urgjencës së Durrësit ka pasur një shkëndijë elektrike që solli shkrirjen e kabujve të aparateve. Fatmirësisht nuk ka pasur as dëme materiale dhe as njerëzore, pasi në atë repart nuk ka pasur persona në momentin e shkëndijës. Në një intervistë për gazetarin Artur Korriku, drejtoresha e spitalit Nadire Kërtusha tha se nuk ka pasur zjarr por vetëm tym nga shkëndija elektrike.

“Sipas ekspertëve të zjarrfikësve ka pasur një shkëndijë elektrike në pjesën e radiologjisë. Nuk ka dëme as në aparate dhe as të personelit sepse sapo kanë parë tym kanë lënë repartin. Zjarrfikësit po merren me ventilimin e ambienteve. Nuk ka pasur zjarr por vetëm tym nga shkëndija”, tha Kërtusha.

Zjarr Tv Ad