Shkëputet ballkoni i një banese në Mamurras, bie një kat më poshtë! Pallati ishte rikonstruktuar një muaj më parë pas dëmeve nga tërmeti

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ballkoni i katit të pestë të një pallati në qytetin e Mamurrasit është shkëputur pasditen e sotme duke rënë një kat më poshtë.

Banorët kanë lënë banesat të shokuar nga rreziku se mos shembja përshkallëzohej. Ndërkohë që policia ka vendosur perimetrin e sigurisë.

Tashmë pritet mbërritja e ekspertëve të cilët do të vendosin nëse pallati është apo jo i banueshëm.

Deri tani shkak i rënies së ballonit është amortizimi i godinës. Panorama.al mëson se pallati ku ka ndodhur ngjarja ishte rikonstruktuar një muaj më parë në kuadër të programit të rindërtimit nga tërmeti.

Zjarr Tv Ad