50 metra sipërfaqe akulli që rrëshket me shpejtësi 300 km në orë, mbi shpatin e një mali ku grupe alpinistësh po tentojnë ta “pushtojnë”, është e pamundur t’i shpëtosh.
Ata që ja dolën qenë qenë fatlumë, të tjerët janë viktimat e një tragjedie që vazhdon të ngre polemika nëse mund të evitohej.
Ka shkuar në 10 bilanci i viktimave të rekuperuar nga tragjedia në Malin e Marmoladës në rajonin e Trentos, ku shkëputja e një masivi akulli përfshiu nën të disa grupe alpinistësh që të dielën 3 korrik 2022 po tentonin të ngjiteshin në majën e tij.
Prej ditësh operacionet e kërkimit po vijojnë përmes rrugës tokësore dhe asaj ajrore me përdorimin e dronëve specialë dhe të helikopterëve.
6 nga 10 viktimat, 4 italianë e 2 cekë janë identifikuar nga familjarët. Ende ka persona në kërkim e prej orës 6 të mëngjesit të sotëm kanë rinisur operacionet e shpëtimit koordinuar nga Departamenti i Mbrojtjes civil, skuadra e alpinëve dhe e zjarëfikësve si dhe vullnetarë të zonës.
Akulli mbi shpatet e malit Marmolada po monitorohet cdo cast nga ekspertët për të garantuar sigurinë e trupave të shpëtimit.
Ndërkohë polemikat nëse mund të evitohej kjo tragjedi në debatin publik italian vazhdojë të jenë të forta. Ekspertët e analistët shkencorë janë të ndarë në opinione të ndryshme metodologjike edhe pse për momentin duket qartazi se mungon një sistemi pralajmërimi që monitoron stabilitetin e akujve në malet italiane.
Kjo masë akulli prej rreth 50 metra që u shkëput nga mali Marmolada, u rrokullis në shpatin e tij me një shpejtësi prej 300 km në orë e ata që mbijetuan qenë vetëm fatlumë që për pak centimetra i shpëtuan “gëlltitjes” së tij.
Një ditë më parë qëndrën operative të operacioneve të shpëtimit e vizitoj dhe Kryetarja e Dhomës së Senatit Italian Maria Elisabetta Casellati e cila u shpreh se “politika duhet të ndryshoj hapin e saj duke bashkërenduar punën e ekonomisë me atë të ambientitl.”
“94% e komunave italiane është në rrezik hidrologjik, tha ajo,k e duhen investime për sistemin e parandalimit të tragjedive të tilla. Duhet të kemi vetëdije se ndryshimi klimatik është epokal.”