Shkira flet për ngacmimet seksuale në punë

0
89
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Po mos ishte për ngacmimet seksuale, sot moderatorja Einxhel Shkira do të ishte në Prime time ose do të kishte ecur më shumë në karrierën e saj televizive.

Ajo ishte e ftuar këtë javë ku është pyetur në lidhje me ngacmimet seksuale për vendin e punës, për të cilat tha se ka pasur shumë raste.

“Po kam pasur shumë raste, por nuk jam interesuar sepse nuk më intereson as leku, as fama dhe këtë punë e bëj për qejf. Nëse bëhet me meritokraci, në rregull nëse jo shëndet dhe gjithë të mira. Po të mos ishin këto situatat unë do të isha diku më lart, Prime time ose do të kisha ecur pak më shpejt dhe nuk do shkëputesha nga televizioni. Unë nuk i përkas këtyre gjërave dhe prita që të bëhesha më e madhe dhe më e fortë psikologjikisht që të mund ta pranoj vorbullin dhe të mos bëhesh pre e ngacmimeve sepse aq më e dobët të jesh aq më shpejt bie pre”.- tha Einxhel.

Moderatorja shtoi se deri diku i justifikon ato vajzat që kanë rënë pre e televizionit pasi mund të jetë e vetmja mënyrë për t’u ngjitur më lart nëse nuk ke pasur mundësi financiare:

“Ti lufton shumë që të arrish atë që do dhe ke shpenzuar energji kohë, lekë dhe ke arritur deri këtu. Është vetëm një shkallë që ti arrish pak më lart dhe thua të hedh poshtë gjërat apo do të bëj këtë apo ta pranoj dhe të arrij diçka. Unë s’e kam pasur këtë sepse nuk kam qenë në gjëndje jetike për jetën dhe nuk vuaj për vizibilitet sepse kam Instagramin,të dalurat e mia”.

Zjarr Tv Ad