Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha vendosi ditën e sotme të “priste kokën” e një tjetër deputetit që nuk i është bindur urdhrave të tij dhe ka dalë hapur në krah të Berishës.
Luan Baçi nuk do të jetë më në krye të PD-së së Fierit dhe vendin e tij do e zërë Agron Kapllanaj, ish-kreu i Bashkisë Mallakastër.
Por këtë vendim e ka ironizuar edhe ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Indrit Hoxha, i cili shkruan se Basha është kthyer si shef personeli që shkarkon dhe largon në tetë vite funksionarët që i dalin kundër.
Ai e ka sfiduar Bashën, duke i thënë që të shkojë nesër në Fier dhe nëse do të mundet dot të mbledhë 95% të strukturave dhe demokratëve aty.
“Po me Luan Baçin ç’të gjeti vallë? Ti ke dhe 95% te demokrateve, po shko nesër në Fier dhe mblidhi 95% të strukturave dhe demokratëve. Je bërë si shef personeli që vetëm shkarkon dhe largon ke 8 vite”, shkruan Hoxha.