Shkodër/ Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën gruaja

0
4
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër.

Një grua humbi jetën pasi banesa ku jetonte u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit.

Viktima është Laje Betja rreth 80 vjeç

Megjithëse është tentuar ti jepet ndihma e parë ka qenë e pamundur pasi flakët kanë shkrumbuar banesën, thonë burime policore.

Nga të dhënat në vendngjarje zjarri nuk ka qenë i përmasave të mëdha, por dyshohet që e  moshuara mund të ketë qenë e sëmurë dhe nuk ka mundur të levizë

Në trup ka pak djegie dhe është gjetur në divanin që është përfshirë nga flakët.

Ngjarja është shënuar në rrugicën e njohur si e Koplikëve në qytetin e Shkodrës.

Një ditë më parë një burrë humbi jetën si pasojë e dëborës, për shkak se u shemb çatia e karburantit ku punonte.

Zjarr Tv Ad