Shkodër/ Festë e hapur, “Karnavalet 2020”

0
343
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shkodra cilësohet prej të gjithëve si djepi i kulturës, dhe këtë e kupton jo vetëm përmes emrave të njohur të këtij qyteti që kanë ndikuar panoramën artistike e kulturore shqiptare ndër shekuj, por edhe për mënyrën se si shkodranët jetojnë përditshmërinë e tyre. Është një nga qytetet shqiptare me më shumë gjallëri artistike përgjatë vitit, ku organizohen disa nga eventet kulturore më të rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare.

Rreth 700 fëmijë janë pjesë e paradës me maska dhe qindra qytetarë e vizitorë po i bashkohen festës që do të zgjasë dy ditë për të shijuar ushqimin, pijet, zbavitjet, muzikën dhe argëtimin që do përmbyllet me djegien simbolike të një dordoleci prej kashte në qendër të qytetit.

Ndërkohë karnavalet në Shkodër zgjasin tre ditë, në një traditë të nisur 159 vite më parë dhe që vijon deri në ditët e sotme. Momenti kulminant do të jetë djegia e dordolecit, që simbolizon largimin e të këqijave dhe fenomeneve negative.

Zjarr Tv Ad