Shkodër, gjenden një person i vrarë në një makinë të djegur

0
127
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 31-vjeçar është gjetur i vrarë mesditën e sotme në Shkodër. Trupi i pajetë sipas të dhënave të para i përket shtetasit Arjan Ferracaku, i cili është gjetur pranë një automjeti të braktisur në periferi të qytetit. Zona ku është gjetur viktima njihet si Livadhe, një zone ku më parë janë gjetur makina që janë përdorur për krime të ndryshme.

Nuk dihen ende rrethanat e vdekjes së tij, ndërsa paraprakisht dyshohet se i riu mund të jetë vrarë. Në vendngjarje ndodhen forcat policore që po punojnë për përcaktimin e shkakut të vrasjes.

Zjarr Tv Ad