Shkodër/ Ja si paraqitet gjendja, nga reshjet e ditëve të fundit të dëborës

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Situata në territorin e Bashkisë së Shkodrës, deri në orën 10.00 të datës 11 janar 2019, paraqitet si më poshtë :

Po punojnë 4 fadroma të Ujësjellës Kanalizimeve për pastrimin e rrugëve urbane nga dëbora.

Një fadromë e madhe , dy borëpastruese dhe 3 grejdera po punojnë për pastrimin e dëborës në të gjitha rrugët e qytetit.

Një grejder po punon në segmentin Ura e Bunës-Shirokë dhe një fadromë po punon në segmentin Shirokë-Zogaj.

Punonjësit e Ujësjellës Kanalizimeve dhe të Shërbimeve Publike vazhdojnë të punojnë për pastrimin e rrugëve dhe trotuareve dhe shpërndarjen e kripës së nevojshme.

Të gjitha rrugët me densitet të lartë qarkullimi në qytet, janë në funksion të plotë.Pas pastrimit të rrugëve, po punohet për pastrimin e Pedonaleve dhe trotuareve nga dëbora.

Njëkohësisht, bisneset janë duke pastruar hapësirat para dyqaneve të tyre.

Nuk ka probleme me energjinë elektrike.

Nuk ka probleme të furnizimit me ujë të pijshëm.
Qendrat shëndetësore funksionojnë normalisht.
Procesi mësimor në qytet vazhdon normalisht edhe pse me numër të reduktuar nxënësish.

Njësia Administrative Dajç:

Rrugët janë të kalueshme. Energji elektrike nuk ka vetëm në fshatin Darragjat . Në fshatrat e tjera ka. Nuk ka probleme me ujin e pijshëm. Qendrat shëndetësore funksionojnë. Procesi mësimor vazhdon normalisht edhe pse me numër të pakët nxënësish.

Njësia Administrative Velipojë:

Rrugët janë të kalueshme. Ka energji elektrike. Procesi mësimor vazhdon normalisht. Qendrat shëndetësore janë të hapura. Furnizimi me ujë të pijshëm funksionon normalisht.
Në rrugën nacionale Shkodër-Velipojë, në pjesën nga Mali Kolaj deri në Baks të Ri, veçanërisht në Qafë Shtiqën, për arsye të ngricave ka pasur probleme në qarkullimin e mjeteve. Rekomandohet kujdes i shtuar për drejtuesit e mjeteve që lëvizin në këtë segmenet rruge.

Njësia Administrative Ana e Malit:

Rrugët janë të kalueshme. Ka energji elektrike. Nuk ka probleme me ujin e pijshëm. Procesi mësimor vazhdon normalisht, por me numër të ulët frekuentimi të nxënësve. Qendrat shëndetësore të hapura.

Njësia Administrative Bërdicë:

Të gjitha rrugët janë të kalueshme. Ka energji elektrike. Mësimi vazhdon normalisht. Qendrat shëndetësore janë të hapura. Furnizimi me ujë të pijshëm funksionon normalisht.

Njësia Administrative Rrethina:

Rrugët janë të kalueshme. Rekomandohet që në disa fshatra periferike të njesisë lëvizja të bëhet e moderuar sipas situatave dhe përdoruesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar. Një fadromë është në dispozicion për ndërhyrje në çdo kohë. Ka energji elektrike. Mësimi vazhdon normalisht, por me numër të ulët nxënësish. Qendrat shëndetësore janë të hapura.

Njësia Administrative Postribë:

Rrugët janë të kalueshme. Energji elektrike ka. Po punohet për mbajtjen hapur në mënyrë të vazhdueshme të rrugëve me mjetet e Bashkisë dhe punonjësit e njësisë vendore. Dy fadroma po punojnë në aksin rrugor Ura e Mesit-Prekal dhe një në rrugët e brendshme të Njesisë Administrative.

Njësia Administrative Guri i Zi:

Rrugët janë të kalueshme. Ka energji elektrike. Mësimi vazhdon ndonëse me numër të ulët të nxënësve. Qendrat shëndetësore funksionojnë normalisht.

Njësia Administrative Pult:

Aktualisht ka 40 cm borë. Rruga që lidh Njësinë Administrative me qytetin e Shkodrës është e kalueshme, po punohet për mbajtjen hapur në mënyrë të vazhdueshme me një fadromë në rrugën e Kirit dhe shoqërohet me hedhje të kripës. Ka energji elektrike. Procesi mësimor nuk zhvillohet. Nuk ka shërbim shëndetësor.

Njësia Administrative Shosh:

Në Malin e Shoshit ka mbi 1 m borë. Rruga që lidh qendrën e Nj. Ad. me fshatin Kir është e pakalueshme në segmentin Mali i Shoshit. Dy fadroma po punojnë për hapjen e këtij segmenti të bllokuar. Në fshatra ka 60-80 cm borë. Procesi mësimor nuk zhvillohet. Nuk ka energji elektrike. Nuk ka shërbim shëndetësor.

Njësia Administrative Shalë:

Në Nj. Ad. ka rreth 40 cm borë. Rruga që lidh Nj. Ad. me qytetin e Shkodrës është e pakalueshme nga bllokimi në Malin e Shoshit. Ka energji elektrike. Mësimi në shkolla nuk zhvillohet. Infermierët janë në punë.

Zjarr Tv Ad