Shkodër/ Këshilli Bashkiak dhuron lodra për Shtëpinë e Fëmijës 6-16 vjeç

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtarët e Këshillit Bashkiak në Shkodër me rastin e festave të fundvitit kanë dhuruar lodra për Shtëpinë e Fëmijës 6-16 vjeç.

Në shenjë falenderimi, fëmijët vallëzuan dhe interpretuan këngë të ndryshme për të gjithë kontribuesit.

Anëtarja e Këshillit Bashkiak, Lindita Reçi, është shprehur se po bëhen përpjekje për të mbështetur më shumë fëmijë në këtë institucion.

Punonjësja sociale në Shtëpinë e Fëmijës 6-16 vjeç, Rajmonda Draçini ka folur se fëmijët e këtij institucioni kanë nevojë për mbështetje.

Edhe një ditë më parë, fëmijëve u janë dhuruar lodra të ndryshme si një mënyrë për të kaluar më bukur festat e fundvitit.

Zjarr Tv Ad