Shkodër, makina përplas të moshuarin dhe largohet

0
90
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një i moshuar mbeti i plagosur mesditën e sotme në Shkodër ndërsa u përplas nga një makinë.

Ngjarja ka ndodhur afër stacionit të trenit, ku mjeti pasi ka aksidentuar të moshuarin është larguar nga vendi i ngjarjes.

I moshuari  është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës për mjekim.

Ndërkohë policia e mbërritur në vendin e ngjarjes po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të aksidentit.

Zjarr Tv Ad