Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një 60 vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në qytetin e Shkodrës.
Shtetasi Pashko Pojata prej 10 ditësh nuk i ishte përgjigjur telefonatave të familjarëve, ndërsa arsyet e humbjes së jetës nuk janë bërë të ditura.
Ja njoftimi i policisë:
Policia dhe zjarrëfiksja po ndërhyjnë për të hapur vetratën e ballkonit të një banese në lagjen ” Perash”.
Gruaja e shtëpisë kishte 10 ditë që ishte tek djali i saj në Itali dhe nuk kishte arritur që të komunikonte me burrin e saj.
Ajo ka ardhur nga Italia sepse burri nuk i pergjigjej dhe ka kërkuar ndihmën e policisë.
Pasi kanë shpërthyer derën kryefamiljari Pashko Pojata, 60 vjeç, është gjetur i vdekur.