Shkodra dhe Beneti…

0
123
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Zjarr Televizion

Shkodra dhe Beneti

Ndërkohë që duket sikur shkodranëve nuk u intereson asgjë tjetër përveç Luizit, Shkodra është kthyer në epiqendrën e fokusin e zgjedhjeve të ardhshme.

Duket sikur Shkodra është kthyer në bastin e Edi Ramës dhe partisë socialiste. Ndryshe nga herët e tjera për Shkodrën këtë radhë është zgjedhur si kandidaturë një qytetar shkodran me prapavijë tekniciene dhe i distancuar disi nga militantizmi partiak.

Benet Beci, drejtor që në kohën kur Sali Berisha ishte kryeministër duket si një figurë që pritet të sjellë ndryshimin.

A do të mundet?

A janë të vërteta fjalët që qeveria pritet të investojë në Shkodër ato çfarë nuk janë investuar në 30 vjet?

A do Edi Rama tu tregojë shkodranëve se është ai i vetmi që do të zhbllokojë të gjithë projektet e refuzuara për Shkodrën ndër vite?

A është gjetur momenti i duhur kur opozita e përçarë dhe me rrjedhjen e votave si pasojë e ikjes së Agron Çelës të bëjë rënien e bastionit të fundit opozitar?

Gjithçka ngelet për tu parë. Një gjë është fakt, Benet Beci po bën fushatë të fortë. Bardh Spahia, i votuar në masë si kryetar duhet të luftojë fort e të mos flejë mbi dafina.

Mes dy qytetarëve shkodranë duket se lufta nuk do jetë aspak e lehtë.

Të dy kanë mjaft karizëm. Beneti ka me vete një paketë projektesh, dhe eksperience pune me qeverine dhe donatoret qe nga 2005 Bardhi ka me vete gjithë mërinë e keqqeverisjes që nga 2013-ta.

Shkodranët vetëm një sy e kanë nga Luizi por janë sy e veshë me atë se çfarë do të ndodhë me qytetin e tyre.

Zjarr Tv Ad