Shkodra nderon viktimat e regjimit komunist

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e nesërme, ora 18:00 në qytetin e Shkodrës do të mbahet një aktivitet në kuadër të kujtimit dhe nderimit të viktimave të regjimit komunist në Shqipëri.

Me këtë rast, në qytetin më të madh verior, dhe një ndër më të vuajturit dhe të përndjekurit gjatë regjimist Hoxhist, do të ngrihet edhe një përmendore përkujtimore.

“20 Maj 2019 Shkodra përjetëson heronjtë e saj, vendos në vendin e merituar prej dekadash, sakrificën e mijëra qytetarëve të vet në përballjen me diktaturën komuniste!”, shkruan në një postim të sajin në rrjetet sociale kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi.

Ky është aktiviteti i parë pasi në ditët që pasojnë do të ketë edhe aktivitete të tjera, siç tregohet edhe në foton e mëposhtme.

 

Zjarr Tv Ad