Shkodra proteston: T’i kthejmë rinisë shpresën, investimi i Rilindjes, krimi

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Shkodër qytetarë të mbështetur edhe nga opozita po protestojnë në sheshin përpara prefekturës. Protestuesit mbajnë në duar pankarta dhe njëra prej tyre shkruan: Ti kthejmë rinisë shpresën”

Ata thonë se janë harruar nga qeveria dhe janë nënshtruar nga krimi i mbështetur nga Rilindja, ndwrsa fajësojnw direkt qeverinë e Edi Ramës, si shkaktare të nivelit gjithnjë në rritje të varfërisë e pasigurisë në kryeqëndrën e veriut.

Protestuesit thonë se rritja e çmimeve, mungesa e punës e kanë bërë shumë më të vështirë jetesën në Shkodër, Malsi e Madhe dhe Pukë. Në 6 vjet qeverisje, Rama bllokoi çdo investim për veriun e sidomos për kryeqëndren historike, Shkodrën, – deklarojnë protestuesit.

Kjo situatë, shoqëruar sipas tyre edhe me rritjen e frikëshme të krimit e bandave kriminale, po i detyron të rinjtë të ikin në emigracion.

“Dy rrugë ka për të rinjtë, ose të bëhën pjesë e bandave kriminale, ose të ikin në Gjermani”. Ishin këto thirrjet dhe parullat e qytetarëve protestues drejtuar qeverisë.

Zjarr Tv Ad