Shkodra rrethohet nga policia, ja kur zhvillohet ceremonia mortore

0
166
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qyteti i Shkodrës është blinduar nga forcat e policisë pas ngjarjes së rëndë ndodhur ditën e djeshme ku u vranë dy vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali. Mësohet se forca të shumta policie qarkullojnë në qytet duke kaluar në sitë çdo rrugë e ngritur postblloqe të shumta për evidentimin e çdo rasti të dyshimtë. Për vrasjen policia ka shoqëruar rreth 30 persona dhe ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, një provë që mund të ndihmojë për zbardhjen e krimit të dyfishtë.

Grupi hetimor po vlerëson çdo element të mundshëm, ndërsa në pyetje do të merren dhe të afërmit e viktimave në orët e mbrëmjes ose ditën e nesërme pas kryerjes së ceremonisë mortore. Dy vëllezërit Bilali do të përcillen sot në orën 15:00 në banesën e fundit, por nuk dihet nëse djali i 59-vjeçarit Astrit Bilali, Asmer Bilali, i cili ndodhet në burg do të ketë leje për të marrë pjesë në varrim.

 

 

 

Zjarr Tv Ad