Shkodra/ Si u rrëzua busti i diktatorit Enver Hoxha

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

13 Dhjetori 1990 ishte dita kur Shkodra shkatërroi bustin e diktatorit komunist.

Kryebashkiakja Voltana Ademi e ka përkujtuar sot këtë ditë në Shkodër që ishte e para në zhdukjen e simboleve të komunizmit.

“Nisi si një ditë e zakonshme dhjetori, por që prej 28 vitesh është një datë që krenon çdo shkodran, çdo shqiptar! – shkrun Ademi. –  Vetëm pak orë më parë, Lëvizja Studentore e Dhjetorit i kishte dhënë jetë pluralizmit me lindjen e partisë së parë opozitare pas 45 viteve diktaturë, Partinë Demokratike.

Rinia shkodrane, qytetarët e saj dhanë provën e parë të fortë që shënoi fillimine zhdukjes së simboleve të komunizmit nga sheshet e Shqipërisë. Shkodra ishte e para, është e para dhe do të jetë e para! Gjithmonë!’ nënvizon kryebashkiakja demokrate.

Ky mesazh vjen sot kur në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë po zhvillohet protesta më e fuqishme studentore që nga vitet ’90. mijëra të rinj prej 10 ditësh kanë bojkotuar mësimin dhe i kërkojnë qeverisë të drejtat e mohuara për arsim cilësor dhe kushte normale jetese

 

Zjarr Tv Ad