Shkoi me shportën e ushqimeve bazë në Kuvend, deputeti i PD blen të njëjtat produkte në Itali e Kroaci dhe mbetet i habitur nga çmimet

0
220
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula u paraqit pak kohë më parë në një seancë të Kuvendit me një shportë ushqimesh të produkteve bazë për t’i treguar qeverisë realitetin e qytetarëve shqiptarë, që nuk arrijnë të përballojnë çmimet e larta. Pasi bëri publike faturën prej 30 mijë lekësh të vjetra për produktet që mund t’i mjaftojnë një familje me 4 anëtarë për jo më shumë se 3 ditë, Sula gjatë një udhëtimi në Itali ka bërë të njëjtin pazar atje dhe në Kroaci, ku në të dy rastet ka mbetur i habitur nga çmimet, për të cilat thotë se i priste më të larta në dy vende anëtare të Bashkimit Europian.

Kjo, jo për faktin se janë të larta, por sepse fatura për produkte të ngjashme në Italinë përtej Adriatikut është e njëjtë me Shqipërinë, e cila ka një nivel shumë herë më të ulët jetese sesa unioni. Ndërsa, Kroacia është vendi që e ka surprizuar vërtetë, pasi të njëjtat produkte bazë kanë kushtuar sa gjysma e shumës së shpenzuar në një supermarket në Tiranë.

POSTIMI I DASHNOR SULËS:

Shqipëria dy herë më e shtrenjtë se BE. Rreth një muaj më parë shkova në seancën plenare me një shportë me produktet bazë të ushqimeve.

Shporta përmbante:

1 Buke  1 liter vaj  1 kg miell  1 kg Sheqer  1 kg djath te bardhe  1 shishe qumesht

1 shishe kos  1 kg oriz  1 pako makarona  10 kokrra veze.

Fatura e ketyre produkteve te blera ne nje nga supermarketet e nivelit te mesem dhe te ulet shkoi 30 mije lek te vjetër. Ndërkohe produktet per nje familje mesatare me 4 persona nuk mund te mjaftojne per me shume se 3 dite. Pra 10 mije lek te vjetër ne dite. Sigurisht e paperballueshme. Behet fjale vetem per produktet jetike. Të dashur qytetar, une s’dua te marr flamurin e sulmit ndaj kesaj qeverie vetem per politike. Ndaj vendosa qe te perball çmimet e Shqiperise me ato te vendeve te BE.

Keto dite pata nje udhetim permes rruges toksore per ne Itali. Ndaj vendosa te beja dy shporta me te njejtat produkte qe bera para nje muaj në Shqiperi. Kur u futa ne supermarket po mendoja se çmimet do te ishin me te shtrenjta por do merrja reference pagat mesatare te vendeve perkatese. Por u zhgënjeva. Te njejta produkte ne Kroaci kushtuan gjysmen e çmimit ne Shqiperi. Te dashur qytetar, te njejta produkte kushtuan sa gjysma e asaj qe pagova ne Shqiperi. Nderkohe qe duhet te dime që Kroacia ka vite qe eshte anetare e BE dhe ka nje super turizem.

U zhgenjeva edhe me Italine. Si nje nga vendet me te zhvilluara te BE mendova se do fatura me te njejtat produkte do shkonte minimalisht me 50-60 me shume se në Shqipëri. Por jo. Kushtoi fiks sa në Shqipëri. Ndërkohë që diferencat ekonomike mes Shqipërisë dhe Italisë është super dalluese. Sa është paga e një mjeku në Shqipëri, në Itali është pensioni i një të moshuari. Besoj dallohet diferenca. Ekonomia e familjeve shqiptare po tkurret çdo ditë e më shumë ndërkohë që buxheti i shtetit po zgjerohet. Por këto para nuk u kthehen qytetarëve me investime apo subvencione për më të pamundurit. Paratë po shkojnë tek klientët e qeverisë. Te oligarkët që njësoj si buxheti i qeverisë, po fryjnë portofolët e tyre.

Nga muaj korrik, pensionistët dhe familjet në nevojë nuk marrin më as atë lëmoshin 3 mijë lek që iu hodh si “kockë” nga qeveria. Vjeshta ka për të qenë një terr ekonomik ndaj qeveria duhet të lerë për një moment klientët e duhet të kthejë vëmendjen tek qytetarët!

Burimi: Postimi i deputetit në Facebook.

Zjarr Tv Ad