Shkoi në Britaninë e Madhe për varrimin e mbretëreshës Elizabeth II, presidenti i Brazilit ndalon para pikës së karburantit: Ne kemi çmimet më të lira

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro e ka shfrytëzuar vizitën e tij në Britaninë e Madhe ku mori pjesë në homazhet në nder të mbretëreshës Elizabeth II, për të komentuar çmimin e naftës.

Brazilian-President-Jair-Bolsonaro-used-invitation-to-Queens-funeral-to

Ai u ndal në një pikë karburanti në Londër dhe postoi një video ku duket çmimi i karburantit. Ai u shpreh se kosto është dyfishi i çmimit mesatar në Brazil ndërsa shtoi se në Brazil kosto është ndër më të lirat në botë.

“Unë jam këtu në Londër, Angli dhe çmimi i benzinës këtu është 1.61 £ kjo është rreth 9.70 R $ për litër. Ne kemi çmimet më të lira në botë” tha ai.

Videoja u postua në internet një natë para funeralit të Mbretëreshës. Disa në mediat sociale kritikuan pretendimin e Bolsonaros dhe thanë se nuk është një krahasim i drejtë pasi paga minimale e Brazilit është shumë herë më e ulët se ajo në Britaninë e Madhe./panorama.al

Zjarr Tv Ad