Shkoi të peshkojë, zhduket në lumin Seman trupi i 14-vjeçarit. Polombarët në kërkim të tij

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fier – Një fëmijë 14 vjeç ka shkuar në orët e pasdites së djeshme për të peshkuar në lumin Seman. Sipas burimeve, 14- vjeçarit i kanë ngecur grepat është futur në ujë që t’i zhbllokojë, por rrjedha e lumit e ka marrë me vete dhe nuk ka dalë më, pohuan burime nga fshati Suk 1.

14-vjeçari është njëri nga djemtë e Novruz Sakës, që është shumë dobët ekonomikisht. Një ditë më parë , vëllai më i madh i sëmurë e kishte mësuar si të kapte peshk. Paradite 14-vjeçari ka luajtur me shokët por pasdite, rreth orës 18 mori grepin.

Njoftimi i Policisë së Fierit.

Rreth orës 19:00, njoftohemi se në fshatin Suk 1, Roskovec, buzë lumit Seman, një fëmijë 14 vjeç, ka qënë duke peshkuar dhe dyshohet se është futur për t’u larë në lumë, por nuk ka dalë më.

Polombarët janë zhytur në ujërat e Semanit për të kërkuar trupin e 14-vjeçarit nga fshati Suk 1 i Fierit. Sendet e tij personale janë gjetur në breg, por jo trupi. Shërbimet e RENEA nga ana tjetër kanë nisur kontrollin e zonës.

Fatkeqësia në familjen e Novruz Sakos është e madhe, sepse 12 vjet më parë është mbytur edhe një djalë tjetër, vëllai i adoleshentit që është duke u kërkuar në ujë.

Burimi: Syri.net

Zjarr Tv Ad